Ballina Aktuale Pa fitues në derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut

Pa fitues në derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut

Ndeshja e shtyer e javës së 6-të, për shkak të ngjarjeve tragjike më 8 shtator, në mes Shkëndijës dhe Shkupi, u mbyll me barazim dhe pa gola.

Marketing

Që të dy skuadrat dhanë maksimumin që të arkëtojnë pikë maksimale, mirëpo në nivel të detyrës u shfaqen portierët e dy skuadrave, Zahov dhe Naumovski.

Skuadra tetovare kishte raste të mira në fund të pjesës së parë, kur arriti të shënojë gol, mirëpo në shkak të pozitës jashtë loje, u anulua ky tentim i skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, FC SHkupi kishte rastin më të mirë, kur në minutën e 72-të, Cvetanovski goditi traversën e Zahovit.

Për Shkëndijën është barazimi i katërt në këtë sezon, ku ka edhe një fitore dhe një disfatë, ndërsa FC Shkupi regjistroi barazimin e dytë, me 3 fitore dhe një disfatë.

Exit mobile version