Ballina Sport Pa fitues në ndeshjen Makedonija Gj.P- Bregallnica

Pa fitues në ndeshjen Makedonija Gj.P- Bregallnica

Makedonija Gjorçe Petrov dhe Bregallnica luajtën pa gola në ndeshjen e fundit të kësaj jave në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Portieri vendas, Hristijan Stevkovski u dallua me disa intervenime dhe ishte fajtori kryesor për rezultatin final.
Milan Xhokiq e kishte rastin më të mirë për mysafirët në minutën e 24-tët, por portieri reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme.
Për Makedonijën tentuan gollin Vosha dhe Skenderi por pa rezultat konkret.
Pas kësaj jave pason pauzë në kampionatin vendor për shkak aktiviteteve të Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Exit mobile version