Keith publikon foto nga paraqitja e Adrianës në seancën e sontme të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot (e enjte) seancën e radhës ku u diskutuan disa çështje.
Vëmendje në këtë seancë mori deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, e cila dukej tejet elegante.
Adriana kishte veshur një kostum me ngjyrë blu, ndërsa nuk mungoi as komenti i partnerit të saj, Keith Groeneveld.
“Nuk duhet asnjë fjalë, bos”, ka shkruar ai sipër fotos së Adrianës në oborrin e Kuvendit.
Adriana dhe Keith ka një vit që kanë konfirmuar lidhjen e dashurisë dhe po e shijojnë në maksimum këtë romancë.
Ndryshe, Adriana Matoshi u zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku hyri nga aktrimi në politikë.