Ballina Aktuale Pa “radar” dhe pa sulm, Spanjë-Francë me surpriza. Ja si ekipet ndryshojnë...

Pa “radar” dhe pa sulm, Spanjë-Francë me surpriza. Ja si ekipet ndryshojnë taktikisht

Një nga gjysmëfinalet e Europianit, do të jetë Spanjë-Francë. Prania e tyre në këtë fazë të turneut ishte e pritshme dhe e parashikueshme.

Marketing

Nga katër gjysmëfinalet, vetëm Anglia nuk e ka fituar kurrë Kampionatin Evropian. SpanjëFrancë do të jetë një derbi i të kundërtave. Natyra sulmuese e spanjollëve, dëshira e tyre për të lëvizur gjithmonë në sulm, kundër natyrës mbrojtëse të Francës. Bie në sy ndryshimi i strategjisë së francezëve, të cilët fillimisht mendojnë për të mos pësuar duke u bazuar kështu në qëndrueshmërinë e mbrojtjes si vlerë të pazëvendësueshme.

Edhe pse duket si e tillë, Spanjë-Francë nuk do të jetë një finale e hershme. Asgjë nuk është ashtu siç duket në këtë kampionat europian. Franca shfaqet e ngushtë, por nuk ka aq shumë potencial të fshehur sulmues. Kjo vihet re sidomos nëse shikojmë statistikat e gjuajtjeve dhe rasteve të krijuara. Spanja është e bukur për t’u parë, por në momente të caktuara ata “dhurojnë” diçka, sikur faza e mbrojtjes të mos ishte prioriteti i tyre.

SI MBËRRIJNË – Le Normand dhe Karvahal të skualifikuar dhe Pedri i dëmtuar janë mungesat e sigurta për Luis De La Fuenten. Zëvendësuesit janë thuajse të ditur. Navas do të marrë vendin e mbrojtësit të realit, Naço atë të qendrës së Bilbaos dhe siç ndodhi kundër Gjermanisë, Olmo do të luajë në vend të Pedrit. Zgjedhje logjike në momentin më delikat të Europianit për “Furitë e kuqe” që përballë do të kenë një Francë të plotë.

Të paktën teorikisht pasi Turam e Kante janë gati (ekzaminimet përjashtuan dëmtime), teksa edhe Rabio rikthehet pas skualikfimit. Edhe Mbape nuk është në maksimumin e formës, por mes maskës që duhet të mbajë dhe nevojës për gol, ai gjithsesi mbetet arma më e fortë franceze kundër Spanjës që kërkon një finale turneu madhor për herë të parë pas dhjetë vjetësh.VENDOSJA – De La Fuente, ashtu si Deshamp nuk janë statikë në idetë e tyre. Spanja ka treguar në këtë Europian se di të luajë pa sulmues të deklaruar e madje të mbrojë edhe me pesë dukë përfshirë Rodrin në linjën difensive. Deri në ndeshjen me Gjermaninë, loja lindte nga këmbët e Pedrit që shkarkonte topin dhe më pas e rimerrte pasi kishte kapërcyer një linjë reparti të kundërshtarit. Dani Olmo nuk di të bëjë këtë aq mirë sa “radari” katalanasi, por ofron driblime dhe goditje nga distanca.

“Gjelave” nuk u është dashur të mbrojnë kurrë aq ashpër, por variacionin e tyre e kanë në sulm kur rikuperojnë. Duke i besuar forcës së prapavijës, francezët “thithin” presionin rival në zonën e tyre dhe me të rifituar topin, dalin në sulm me forca të plota. Një mbrojtës qendre, zakonisht Saliba, dhe Kante kanë detyrën të ruajnë një farë ekuilibri, ndërkohë që Grizman hapet në korsi ose tërhiqet për ta ndërtuar ai aksionin në fazën finale.

Marketing
Exit mobile version