‘Pacienti zero’ doli nga laboratori kinez? SHBA nis hetimet

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Kinës të japë shpjegime pas raporteve se koronavirusi e ka pasur vërtet origjinën në një laborator kinez, por jo si armë biologjike.

Marketing

Ai thuhet të jetë rezultat I disa eksperimenteve që duhet të dëshmonin se shkencëtarët kinezë janë superiore krahasuar me ata amerikanë në identifikimin e kërcënimeve virusale. Lajmi vjen pasi presidenti Donald Trump tha të mërkurën së SHBA-ja po përpiqet të përcaktojë nëse virusi kaloi tek njerëzit aksidentalisht gjatë eksperimenteve me lakuriqët e natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan.

Pas epidemia u përhap, liderët kinezë nxituan të fajësonin tregun e kafshëve të egra, thanë disa burime për Fox News. Sipas tyre, “pacienti zero I Kinës” punonte pikërisht në laboratorin e Wuhanit, dhe e ka përhapur virusin pasi ka dalë nga puna. Kina vetë raportoi një ditë më parë rënie edhe të numrit të rasteve të reja me koronavirus, por, në të njëjtën kohë, vuri re rritje të transmetimeve të sëmundjes në rajonin e saj të largët verilindor, që kufizohet me Rusinë. Nga 46 infektimet e shënuara së fundi, 36 ishin tek kinezë të kthyer nga jashtë. Dhjetë rastet e tjera janë infektime të transmetuara nga njëri-tjetri, tetë prej të cilave në provincën kufitare Heilongjiang.

Marketing