Pacolli: Ja për kë duhet të votojnë shqiptarët në raundin e dytë

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe për balotazhin do të zhvillohet më 5 maj midis Stevo Pendarovskit të LSDM dhe koalicionit si dhe Gordana Siljanovskës së VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“E vlersoj zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial ashtu si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore në Republikën e Maqedonisë së veriut. Ky proces shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të këtij vendi. Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual. Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avansimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut. Kësisoj vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinjë.”, theksoi Pacolli.

Marketing