Pacolli: Kam dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ndarë detaje nga jeta e tij personale, duke folur hapur për lidhjet jashtëmartesore dhe vajzat e tij, në një intervistë me Arbana Osmanin.

Marketing

Pacolli ka zbuluar se është baba i dy vajzave që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Ai e përshkroi periudhën kur ka ardhur në jetë vajza e tij e parë, Arbëresha, si një moment kalimtar në jetën e tij, pas mbarimit të studimeve dhe shërbimit ushtarak.

“Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Vajza e madhe, Arbëresha, jeton në Austri dhe ka qenë rezultat i një periudhe transitive”, tha Pacolli.

Ai gjithashtu shtoi se vajza e tij e dytë ka lindur kur ishte 30 vjeç, duke theksuar se marrëdhëniet me nënat e vajzave kishin histori të ndryshme.

“Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por lidhja dështoi”, tregoi ai.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Pacolli shprehu krenarinë dhe lumturinë për vajzat e tij, duke vlerësuar arritjet e tyre profesionale.

Marketing