Ballina Lajme Maqedoni Padi penale kundër një shkupjani për keqpërdorim të të dhënave personale

Padi penale kundër një shkupjani për keqpërdorim të të dhënave personale

MInistria për punë të Brendshme njoftonë se njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB-së ka ngritur padi penale ndaj 35 vjeçarit M.D. nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i të dhënave personale”. I denoncuari pa-autorizim ka mbajtur letërnjoftimin e mikut të tij dhe duke përfituar nga ngjashmëria me te dhe duke u prezantuar në emër të tij, në sportel të një banke në Komunën e Butelit, nga llogaria e tij ka nxjerr 50 mijë denarë. Policia punon në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Marketing
Exit mobile version