Departamenti për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ka ngritur padi penale kundër I.GJ (30) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se ka kryer veprën penale “përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”, e dënueshme sipas nenit 394-d të Kodit Penal.
Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, i denoncuari më 28 maj të këtij viti, postoi tekst në rrjetin social Fejsbuk që përmbante gjuhë urrejtjeje.