Ballina Showbiz Padi për Kylie dhe Kendall Jenner, kjo është arsyeja

Padi për Kylie dhe Kendall Jenner, kjo është arsyeja

Kylie dhe Kendall Jenner paditen për përdorim të dizajnit të të brendshmeve të një kompanie tjetër, në linjën e tyre të re.

Marketing

Kylie dhe Kendall Jenner thuhet se janë paditur, shkruan DailyMail.

Sipas TMZ, “Klauber Bros Inc” kanë paraqitur dokumente që pretendojnë se motrat kanë përdorur dizajnin e të brendshmeve të kompanisë në veshjet e tyre” Kendall + Kylie”.

Ky model i vjetër i të brendshmeve duket identik me atë që e krijuan motrat Jenner pa marrë leje.

Të brendshmet e grave janë shitur në dyqanet e Kylie dhe gjithashtu në Nordstrom.

“The Klauber Bros” ka thënë se dizajni që është kopjuar, mbrohet nga të drejtat e autorit dhe është padyshim i tyre.
Sipas dokumenteve ligjore, kompania pretendon që t’ua marrë motrave Jenner të gjitha fitimet që i kanë mbledhur nga shitja e kësaj linje.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie dhe Kendall janë paditur. Ato janë përballur me ligjin edhe në vitin 2017 për dizajnin e një bluze.

Marketing
Exit mobile version