Padi për shoferin e kamionit në aksidentin e qarkores së Shkupit

Është ngritur padi kundër shoferi të kamionit në aksidentin e qarkores së Shkupit, ku jetën humbën dy persona, përfshirë këtu edhe policin Safet Bajrami. Prokuroria gjithashtu kërkon zgjatjen e masës së paraburgimit për personin e akuzuar.

Marketing

Shoferi akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, sepse nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret, thonë nga Prokuroria.

Aksidenti tragjik ndodhi para një javë në qarkoren e Shkupit, respektivisht në mbikalimin në afërsi të Vizbegut rrugës për në Kosovë, ku kamion kishte hyrë në korsinë e autostradës të projektuar për ndalesa emergjente dhe kishte goditur automjetin e policisë dhe makinën e tipit BMW e cila ishte ndaluar nga policia.