Padia ndaj Michael Jackson, 2 persona akuzojnë yllin e ndjerë për abuzim seksual

Dy burra në të dyzetat, Wade Robson dhe James Sadechuck, janë shprehur se Michael Jackson i ka abuzuar seksualisht për vite me radhë, kur ata ishin të mitur dhe thonë se mund ta rihapin sërish çështjen e cila “u bllokua nga kompania” e këngëtarit. Ata supozojnë se kompanitë ishin përgjegjëse për mbrojtjen e tyre.

Marketing

Robson dhe Safechuk pretendojnë se abuzimi ndaj tyre nisi në fund të viteve ’80, ndërsa qëndronin në fermën Neverland. Akuzat u paraqitën edhe në dokumentarin “Leaving Neverland” (2019), të cilin familja e Jackson e cilësoi si një “lincim publik”.

Në vitin 2020, gjykata e Los Angeles vendosi që Safechuck nuk mund të vijonte të hidhte në gjyq bizneset e Jackson, pasi ato s’e kishin për detyrë ta mbronin dhe të kujdeseshin për të. Një vit më vonë, një verdikt i ngjashëm u dha edhe për Robson.

Por, çështja pritet të rihapet nga gjykata e apelit në Kaliforni. Vince Finaldi, avokati i Safechuck dhe Robson tha se gjykata i kishte rrëzuar vendimet e mëparshme, të cilësuara shpesh si të gabuara dhe kundër ligjit të Kalifornisë. Sipas tij, ato kishin vendosur një precedent të rrezikshëm që kërcënonte fëmijët.

Nga ana tjetër, një ndër avokatët e Jackson, Jonathan Steinsapir, është thuajse i bindur që Jackson është i pafajshëm dhe u shpreh se akuzat ishin “kundër të gjitha provave të besueshme”.