Paditen tre persona nga Ohri për vjedhje të rëndë në një depo

Tre qytetarë të Ohrit në periudhë prej katër muajve kanë vjedhur në një depo me materiale ndërtimore, me ç’rast kanë përfituar pasuri të paligjshme pronësore prej mbi 5 mijë eurove.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB, Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.Z (58), V.Z (52) dhe SH.SH (83) të gjithë nga Ohri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e bërë penale “vjedhje të rëndë”.

Të denoncuarit në periudhën prej muajit prill deri në korrik të këtij viti nga depoja në Ohër kanë marrë pllaka, armaturë me dimensione të ndryshme nga konstruksioni i çatisë dhe llamarinë në vlerë prej 326 mijë denarëve.

Marketing