Paditet Albrim Hoxha për vjedhje të 300.000 eurove, para të qytetarëve të Strugës!

Komuna e Strugës njofton qytetarët se pas revizionit të punës së Njësisë për tatime dhe taksë komunale në Komunën e Strugës nga ana e institucioneve ligjvënëse janë konstatuar shkelje të rënda ligjore me implikime financiare mbi 18 milion denarë.

Marketing

Përfaqësuesi juridik i Komunës së Strugës ngriti hetim për abuzime financiare dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër ish punonjësit të Komunës së Strugës A.H nga fshati Livadhi. Të gjithë dosjen dhe dokumentat përkatëse Komuna i ka depozituar pranë Prokurorisë Тhemelore Publike në Strugë.” – zyra për marrdhënie me publikun, Komuna e Strugës (Bashk.tv)

Marketing