Pagoi gjobën, lirohet Noizy

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka lënë qelinë e burgut në Kosovë.

Marketing

Paraprakisht mësohet se reperi shqiptar është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë.

Gazeta Express informon se Noizy u la i lirë sot, pasi u shoqërua në komisariat mbrëmjen e të mërkurës nga policia kosovare.

Ai ishte ndaluar mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa policia e Kosovës tha se ndalimi i reperit shqiptar ishte bërë në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”,-ka thënë zëdhënësja e rajonit të Prishtinës.

Kujtojmë se Noizy ishte kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi kishte qëndruar disa ditë atje me disa miqtë të tij.

Marketing