Pak ditë para Ramazanit, Erdogan shtrëngon masat anti-COVID në Turqi: Ndalohen tubimet për syfyr dhe iftar

Ditën e djeshme Turqia njoftoi shtrëngim masash anti-Covid për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe fataliteteve në vend.

Marketing

Pas një mbledhjeje tri orëshe të kabinetit në pallatin presidencial, presidenti Recep Tayip Erdogan tha se numri i provincave të konsideruara “me rrezik shumë të lartë” për përhapjen Covidit është i madh.

Sipas masave të ndërmarra bëhet me dije se gjatë javës ndalimi i trafikut do të vazhdojë të zbatohet nga ora 21:00-05.

Të gjithë restorantet dhe kafenetë do të funksionojnë me 50% të kapacitetit të tyre. Ndërsa qytetet me rrezik shumë të lartë do t’i nënshtrohen një bllokimi total gjatë fundjavave.

Gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon në 13 prill të këtij viti, mbledhjet tradicionale për syfyr (para agimit) dhe iftar (momenti i mbarimit të agjërimit ditor) do të jenë të ndaluara në të gjithë vendin.

Marketing