Ballina Lajme Kosovë Pak para nisjes në Bruksel, Kurti takohet me Papa Françeskun

Pak para nisjes në Bruksel, Kurti takohet me Papa Françeskun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Papa Françeskun pak para nisjes në Bruksel. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Vatikan.

Marketing

Sipas mediave kosovare gjatë takimit Kurti u shpreh falenderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen dashamirëse.

Kurti, po ashtu mësohet se ka thënë se politika është shërbim, teksa e ftoi Shenjtërinë e tij, Papa Françeskun që të vizitojë Kosovën, pas rikuperimit nga operacioni kirurgjikal që kishte kryer së fundmi.

Kujtojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin për menaxhimin e krizave, që është thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Marketing
Exit mobile version