Pala greke optimiste se do të hiqet ‘irredentizmi’ nga tekstet shkollore

Jemi optimistë se mund të realizohet obligimi i Marrëveshjes së Prespës, se vitin e ardhshëm librat nuk do të përmbajnë irredentizëm dhe revizionizëm, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Markos Bolaris, i cili njëkohësisht e udhëheq palën greke në Komitetin e Përbashkët Ndërdisiplinor të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në intervistën e radios “Praktorio fm” e agjencisë së lajmeve greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Bolaris sqaron se ndoshta realizimi nuk do të jetë 100 për qind për shkak të kohës së shkurt, por megjithatë shtoi se në vitin e ri shkollor, librat do të jenë në përputhje me parakushtet e Bashkimit Evropian për vendet anëtare.

Për mbledhjen e fundit të mbajtur para disa ditëve në Shkup, Bolaris thotë se bisedat kanë qenë qëllim mira dhe se ekzistojnë njerëz të cilët duhet ta tejkalojnë veten për shkak se në vitet e fundit ka pasur ideologji “antishkencore, antiakademike, propagandë antihistorike, për të krijuar ideologji”.

“Por, kur dikush ka cilësi për të treguar se kjo nuk është e saktë, nuk mbështetet në fakte, nuk është dokumentuar në burime historike, mund të shkohet përpara. Me rëndësi të madhe është ajo që sipas Marrëveshjes së Prespës, bisedat ku bazohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i të dyja vendeve dhe miqësia e të dy popujve drejtohen në bazë të fakteve dhe burimeve të pranuara objektive dhe ndërkombëtare. Kjo është arma me të cilat mbahen bisedat dhe për këtë mund të kemi rezultat”, thotë zëvendësshefi i diplomacisë greke.

Bolaris sqaron se duke pasur parasysh se Greqia rreth 40 viteve është anëtare e Bashkimit Evropian, librat greke, shumë herë kanë kaluar nëpër sitë dhe kullesë “për të mos ekzistuar të dhëna irredentiste në cilindo drejtim”.

“Kështu që është shumë e vështirë të gjenden, unë them se nuk ekzistojnë, të dhëna irredentiste apo revizioniste në librat tanë. Por, jemi të hapur nëse duan të na japin ndonjë vërejtje, këtu jemi për të biseduar për atë, por do të bisedojmë në bazë të së vërtetës akademike, historike, që është e pranuar ndërkombëtarisht nga shoqata ndërkombëtare, ajo është marrëveshja jonë”, thotë Bolaris në intervistë.

Bashkëkryesuesi me pjesën maqedonase të komitetit ambasadori Viktor Gaber, përsëri dje deklaroi se në takimin e dytë dyditor të Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor për çështje historike, arsimore dhe arkeologjike të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që u mbajt në Shkup vikendin e kaluar, i kanë përafruar qëndrimet në lidhje me konceptet e të dyja palëve, është caktuar edhe dinamika e takimeve të ardhshme.

Janë shqyrtuar librat e historisë dhe gjeografisë për arsim fillor dhe të mesëm. Pritet që në takimet e ardhshme të bëhet fjalë për formulime konkrete në librat dhe ata të adaptohen në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, në bazë të parimeve dhe qëllimeve të UNESKO-së dhe Këshillit të Evropës për këtë materie.

Takimi i ardhshëm i Komitetit të Përbashkët Ndërdisiplinor është caktuar për më 12 dhe 13 prill në Athinë.