Palmer: SHBA-ja mbështet Marrëveshjen e Prespës

Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi gjatë qëndrimit në Shkup porositi se për aq kohë sa Maqedonia do të ndjekë rrugën e integrimeve drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, do ta ketë mbështetjen e parezervë të vendit të tij. I pyetur se pse gjatë ditës ai nuk takoi presidentin Ivanov, dhe kreun e opozitës Mickoski, Palmer tha se koha e tij ka qenë e limituar. Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për media i kushtoi rëndësi hapit të parë të zbatimit të marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht votimit të së premtes me mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Marketing