Paloka: Nëse do hyjmë në parlament do e vendosim mbas raportit të OSBE-ODIHR

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka këtë të hënë në ABC ka bërë me dije se Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e qartë mënyra se si u bë e gjithë fushata zgjedhore e 25 prillit , sipas tij PD po mbledh të gjithë faktet për të vërtetuar se ky ishte një proces i korruptuar dhe i vjedhur.

Paloka ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se vendimet e tyre për të qenë në parlament ose jo do të vendoset hap pas hapi, dhe mbi të gjitha ato po presin raportin e OSBE-ODIHR

Marketing

“Tani kjo është bërë e qartë, unë personalisht e kam deklaruar më shumë se njëherë se nuk njihen këto zgjedhje. Nuk diskutohet se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishin të tilla. Qëndrimet kanë qenë të qarta dhe nuk besoj se ka dilema për qëndrimin e PD-së dhe kryetarit , ndaj s’duhet të ketë dilema askund.

Basha dhe PD janë në një proces dhe kemi ngritur një grup me specialistë dhe juristë që po merren me problematikën e zgjedhjeve dhe me sistemimin e problemeve që ne i kemi nisur gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, që janë denoncime e grupuara në lidhje me çdo parregullsi që është bërë gjatë këtij procesi. Unë si ish gazetar unë jam më i prerë dhe më i qartë. Nëse nuk do të më kishe ftuar në emision s’do e kishe kuptuar.

Mosnjohja e zgjedhjeve është që vendimet do i marrim hap pas hapi, si fillim do të sistemojmë provat që kemi, do të presim raportin e OSBE-ODIHR dhe pas kësaj ne do të mbajmë dhe qëndrime tona politike”, ka thënë Paloka.

Ndër të tjera në intervistën e tij për gazetaren Jonida Shehu, Paloka ka komentuar deklaratën e Agron Dukës, ku theksoi se u ndie i surprizuar nga urimi i tij për PS-në.

“Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin. Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën Altin Hajri, në kërkim për vrasje e për pengmarrje ishte baza e PS-së. Të gjithë takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Takimet i bënin pas orës policore pasi Dako nuk dite publikisht se kishte probleme me ambasadën amerikane. Kjo është prova e asaj që po them unë një javë pas zgjedhjeve atij i lirohet hoteli. Si këto dhe të tjerë Duka ka qenë i pari që denonconte abuzimin me blerjen e votës”, ka thënë ndër të tjera Paloka.