Pamje e rrallë e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei shfaqet në publik (VIDEO)

Pamje e rrallë e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei shfaqet në publik (VIDEO)

Agjencia iraniane e lajmeve “Mehr” ka publikuar një video të shkurtër të liderit suprem të Iranit, ajatollahut Mojtaba Khamenei, në një nga paraqitjet e tij të rralla publike që nga marrja e detyrës. Videoja është e padatuar dhe agjencia nuk ka bërë të ditur se ku është realizuar.

Në pamjet e publikuara, Khamenei shihet duke biseduar me një grup personash, ndërsa nuk janë dhënë detaje për identitetin e tyre apo rrethanat e takimit.

Videoja u publikua në kanalet e “Mehr” dhe tërhoqi shpejt vëmendjen e mediave ndërkombëtare, veçanërisht pas raportimeve të fundit për gjendjen e tij shëndetësore.

Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit, u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve në mars të këtij viti për ta pasuar të atin në postin e liderit suprem të Iranit. Ai është lideri i tretë suprem i Republikës Islamike.

Daljet e tij publike kanë qenë të rralla gjatë muajve të fundit, ndërsa Reuters raportoi në korrik se mungesa e tij nga skena publike kishte nxitur pikëpyetje brenda Iranit.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF