Pamje nga ajri: Qielli mbushet me aeroplanë rus, që po bartin njerëzit që po ikin nga Rusia

Rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin, të martën në mëngjes.

Marketing

Kështu, sipas mediave të huaja, biletat e aeroplanëve për destinacionet që nuk kërkojnë vizë janë shitur me shpejtësi.

Ndërkohë ato të mbetura, shkruajnë mediat e huaja, janë në dispozicion vetëm ditën e premte, me çmime prej njëmijë euro e lart.

Dhe për eksodin masiv rus tregohet edhe në FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve.

Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu i marrë këtë mëngjes.

Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi.

 

Marketing