Pamje të reja nga rasti i Xhakës kundër Serbisë, tifozët shqiptarë pushtojnë Embolon: Faleminderit

Pamje të reja dhe nga një kënd që nuk është parë janë paraqitur nga sherri i Granit Xhakës kundër Serbisë.

Marketing

Pikërisht për konfliktin me Milenkovic dhe portierin e serbëve. Në atë moment ishte Zakaria dhe Embolo që ndërhyn menjëherë për Xhakën.

Më veçanërisht Embolo që u vendos përpara Granitit, në mënyrë që ky i fundit të mos pësonte asgjë nga kundërshtarët.

Tifozët shqiptarë e kanë pushtuar faqen e Embolos në Instagram dhe në postimin e tij të fundit për ndeshjen me Serbinë, shihen vetëm komentet e shqiptarëve që e falënderojnë dhe kërkojnë që t’i jepet nënshtetësia shqiptare.

https://video.gjirafa.com/embed/ffffffff-mp4?autoplay=true&c=1