Pamjet që po përlotin botën, lamtumira e Mbretëreshës për Princin pas 73 vitesh bashkë

Është varrosur me nderime të larta Princi Phillip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II.

Mediat britanike raportojnë se Mbretëresha fshiu lotët dhe u detyrua të vajtojë e vetme larg familjes së saj në Kapelën e Shën Gjergjit gjatë funeralit të Princit Philip, në Kështjellën e Windsorit.

Ajo në këtë mënyrë emocioanle i dha lamtumirën përfundimtare burrit të saj, pas jetës së tyre të jashtëzakonshme 73-vjeçare së bashku.

Marketing

Image

Mbretëresha qëndron e vetme derisa shikon arkivolin e Princit Philip duke u transportuar nga ushtarët në udhëtimin e saj të fundit në Kapelën e Shën Gjergjit, Windsor sot për varrimin e burrit të saj të dashur

Edhe djali i tyre i madh Princi Charles është parë duke qarë në varrim, derisa ecte pas arkivolit në kishë i ndjekur nga mbretër të tjerë të shkatërruar.

Image

Princi Charles duke qarë

Një gjithë Britaninë e Madhe është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Philip.

Arkivoli i Dukës së Edinburgut ishte i mbuluar me standardin e tij personal dhe mbante shpatën, kapelën e tij detare dhe një kurorë me lule me një shënim të shkruar nga gruaja e tij. Arkivoli u shoqërua nga qindra personel të armatosur.

Image

Edhe vëllezërit “grindavecë” Princi William dhe Princi Harry u panë për herë të parë që nga Megxit vitin e kaluar.

Image

Princi Harry dhe William

Ata nuk folën pas arkivolit, por u panë duke buzëqeshur dhe duke biseduar derisa po ktheheshin për në kështjellë.

Ceremonia me madhështi dhe ceremoni është quajtur një nga rastet më emocionuese në histori të shtetit./BS

Image

Image

Image

Image

Marketing