Pandemia dhe festat e fundvitit, çfarë ka parashikuar Kosova?

Javën e ardhshme pritet që qeveria kosovare të vendos përfundimisht se cilat do të jenë masat që do të ndërmarrë për festat e fundvitit.

Marketing

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes gjatë festave të fundvitit, kështu situata do të vijojnë të jetë nën kontroll dhe e menaxhueshme nga naa e autoriteteve shëndetësore.

Sipas informacioneve restoranteve do t’u lejohet të ushtrojnë aktivitetet e tyre, edhe me orarë më të gjatë.

Sipas një hulumtimi i cili është kryer nga  shoqata e restoranteve  të Kosovës, në këtë sektor janë 10 mijë punëtorë më pak që nga fillimi i pandemisë.  56% e bizneseve kanë raportuar se janë të detyruar të pushojnë një pjesë të madhe të stafit për të mbijetuar.

Sipas kësaj shoqate, mesatarisht një konsumator para pandemisë kishte shpenzuar 197 Euro në muaj në restorant, ndërsa tani vetëm 87.

Marketing