Ballina Sport Panik në Lojërat Olimpike, notarja bie pa ndjenja sapo del nga pishina

Panik në Lojërat Olimpike, notarja bie pa ndjenja sapo del nga pishina

Momente paniku në Lojërat Olimpike kur 21-vjeçarja nga Sllovakia Tamara Potoka u rrëzua sapo doli nga pishina.
Mjekët nxituan tek ajo për ndihmën e parë, duke i vendosur asaj një maskë me oksigjen, përpara se ta largonin me barelë.

Marketing

Siç bëhet me dije, sportistja më vonë ka qenë e vetëdijshme, por është nën mbikëqyrje mjekësore.

Sipas BBC Sport, skuadra sllovake shpjegoi se ajo kishte një atak astme.

Notarja sllovake e përfundoi garën me kohën 2:14:20 dhe përfundoi në vendin e 7-të.

16 notarët më të shpejtë të preliminareve kalojnë në gjysmëfinalen e së premtes.

Marketing
Exit mobile version