Nëse deri më tani keni menduar se pantallonat e shkurtra janë vetëm për në muajt e nxehtë të vitit, korrik e gusht, atëherë po ju themi se Iva Tiço, Arbana Osmani, Bieta Sulo e Fjodora Fjora do ju tregojnë se e keni gabim.
Duke guxuar në kombinime e dalje televizive ose jo, mjaft ‘stylish’, vajzat e njohura të ekranit kanë shenjuar në zgjedhjen e tyre.
Iva Tiço u shfaq dje në emisionin ‘Shqipëria Live’ me një palë pantallona, bluzë e zhaketë bezhë. Sandale në po të njëtat tonalitete, makeup minimalisht në ngjyra toke dhe flokë onde. Kaq u desh që ‘look-u’ i Ivës të bënte t’i ktheheshe ta shikojë disa herëëë.
Arbana Osmani ndau gjithashtu disa momente dje në ambientet e ‘Top Channel’ ku vazhdon punën për ‘Dua të të bëj të lumtur’ me një kostum, pantallonë xhaketë në ngjyrë kafe. Moderatorja ndjehu pranverën e kaq mjaftoi të kombinojë pantallonat me xhaketën. Dhe kombinimi ishte perfekt.
Bieta Sulo e provoi këtë kombinim në nisje të sezonit të ri të ‘Ftesë në 5’ në muajin shtator. Moderatorja veshi kostumin xhaketë pantallonë ngjyrë jeshil, i cili mori një sërë komplimentesh. Një dashuri e quajti ajo, ndërsa nxirrte në pah edhe elegancën me të shkurtra, me të cilat Bieta nuk guxon shpesh.
Fjodora Fjora ka guxuar t’i kombinojë pantallonat e shkurtrat të zeza dhe këmishën e bardhë në muajin tetor. Nga njëri skaj në tjetrin, nga e bardha tek e zeza, Fjodora është dukur aq hijshëm në këtë kombinim.