Papa Françesku më 7 maj në Shkup

Zyra për shtyp pranë Selis së shenjtë në Vatikan, sot e publikoi programin për vizitën e papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut. Është parashikuar që papa të arrijë në Shkup, në vendlindjen e Nënës Terezë, më 7 maj në mëngjes.

Marketing

Pas pritjes zyrtare, papa Françesku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe korin diplomatik.
Gjatë qëndrimit në vend, ai do të takohet edhe me liderët fetarë dhe me persona të varfër”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në programin për udhëtim apostolik të papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut është parashikuar të shërbehet në liturgji, ndërsa pastaj të marrë pjesë në takim ekumenik dhe të ndërfetar me të rinjtë.

Papa Françesku, udhëtimin e tij të 29-të apostolik, do ta përfundojë në orët e pasdites më 7 maj, me takim me klerikë dhe familjet e tyre, pas së cilës kthehet në Romë.
Paraprakisht, kryetari i Kishës katolike të Romës do të qëndrojnë në Republikën e Bullgarisë ku do t’i vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski.

Marketing