Papa në RMV, Qeveria me udhëzime për qytetarët

Lidhur me vizitën e Papa Franciskos në Republikën e Maqedonisë së veriut më datën 7 të këtij muaji, nga Qeveria e RMV-së sot udhëzuan qytetarët që më 7 maj të përdorin transportin publik i cili do të jetë falas për të gjithë qytetarët gjatë gjithë ditës si dhe apeluan që qytetarët të nisen 30 minuta më herët për në vendet e tyre të punës ose vendet tjera ku duhet të drejtohen.
Zëdhësit e qeverisë cekën se do të jetë mirë që qytetarët të mbajnë me vete letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër të identifikimit.
“Nëse duan tl shfrytëzojnë veturat atëjherë duhet ti largojnë nga hapësira ku do të zhvillohet mesha. Apelojmë që të përdoret transporti publik, i cili atë ditë do të jetë falas. Këmbësorët do të jenë të papenguar. Është e nevojshme të kenë letërnjoftim dhe është mirë që për në punë të nisen 30 minuta ml herët”, kështu deklaroi në preskonferencën e sotme zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
Po ashtu, njoftuan se afati për rezervimin e biletave vlen edhe një ditë dhe duke cekur faktin se biletat vlejnë për të gjithë qytetarët.

Marketing
Marketing