“Paqësori Budist”: Mos lejoni refugjatët në Evropë, se do e konvertojnë në muslimane atë kontinent!

Ka shokuar i pari i Budistëve, Dalai Lama. Budistët, një komunitet fetar që njihet për “paqen” e tyre po dalin se nuk janë ashtu. Pas krimeve makabre që kanë bërë që Mianmar dhe po i vazhdojnë ato, tashmë së fundi Dalai Lama është shprehur se Evropa mund të kthehet “myslimane ose afrikane” nëse refugjatët nuk kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Marketing

Kjo një deklaratë e tmerrshme për një prijës fetar, për njerëzit që po ikin nga lufta dhe tmerri që bota po e lejon atë para syve të tyre!

Dikur udhëheqësi shpirtëror budist, i cili ka jetuar si refugjat në Indi që kur u arratis nga Tibeti në vitin 1959, tha se vetëm një “numër i kufizuar emigrantësh” duhen lejuar që të qëndrojnë në Evropë.

Dalai Lama theksoi se Evropa ishte e detyruar t’i pranonte refugjatët të cilët kërkonin ndihmë, por, sipas tij, ata duhet që të kthehen në shtëpi një ditë.

“Evropa duhet t’i arsimojë dhe t’i japë zanat, me qëllim që të kthehen në shtëpitë e tyre të aftë për punë. Vetëm një numër i kufizuar duhet të qëndrojë, pasi përndryshe e gjithë Evropa do të bëhet vend mysliman ose afrikan. Kjo është e pamundur”, deklaroi 83-vjeçari.

Paramendoni kur këtë e thotë prijësi i budistëve, po çfarë mendojnë ndjekësit e tij!/KohaIslame.com/