Para dhe futboll, ja lojtarët më të shtrenjtë në “Euro2020”

Ndër vite futbolli ka ndryshuar shumë, ka humbur jo pak nga identiteti por sërish mbetet një nga sportet më të bukur në botë dhe pa diskutim më i ndjekuri.

Marketing

Si një industri shumë e madhe, edhe futbolli është kthyer në një treg ku të gjithë e kanë një çmim. Europiani është një vitrinë shumë e rëndësishme ku të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim, shpesh karriera e një futbollisti ka marrë një ndryshim të madh pas këtij aktiviteti, i tillë pritet të jetë edhe “Euro2020”.

Të gjithë përfaqësueset pjesëmarrëse kanë nga një yll të veçantë në përbërje, një lojtarë që kushton më shumë se të gjithë, ky klasifikim special në këtë europian kryesohet nga Kylian Mbappe

Faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, Transfermarkt ka përpiluar një listë me lojtarë më të shtrenjtë për secilën nga 24 përfaqësueset.

Me 160 milion euro, Mbappe është lojtari më i shtrenjtë i Francës dhe i këtij europiani.

Sulmuesi ndiqet në këtë klasifikim nga një tjetër “bomber”, Harry Kane, kapiteni i Anglisë vlerësohet me 120 milion euro.

Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë gjejmë Romelu Lukakun, sulmuesi i Belgjikës vlerësohet me 100 milion euro.

Kjo treshe sulmuesish ndiqet nga dy mesfushorë me shumë klas, De Jong i Holandës dhe Kimmich i Gjermanisë, të dy lojtarët vlerësohet me 90 milion euro, po aq sa edhe Bruno Fernandes i Portugalisë. I

taliani me i shtrenjtë në këtë klasifikim është Barela ndërsa me 65 milion euro ndërsa mungojnë emra të mëdhenj si C.Ronaldo.