Ballina Lajme Maqedoni Paraburgim 30 ditor për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në...

Paraburgim 30 ditor për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Dibër

Prokuroria Publike Themelore Gostivar solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave nën dyshimin se kanë qenë të involvuar në vrasjen e familjes treanëtarëshe në Dibër.

Marketing

Sipas kumtesës së PPTH-së, e dyshuara e parë, një femër e moshës 28-vjeçare, është nën hetim pasi ekzistojnë baza për dyshim se ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit e tjerë, një burrë 31-vjeçar nga Gostivari dhe një banor 62-vjeçar i Dibrës, ekziston dyshimi se i kanë ndihmuar në kryerjen me çka kanë kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik kompetent gjykatësit i dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së arrestit për tre personat e dyshuar. Ky propozim u pranua dhe gjykatësi të dyshuarve u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh, kumton PPTH.

Procedura hetimore vazhdon në drejtim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe sigurimit të dëshmive materiale.

Marketing
Exit mobile version