Ballina Lajme Maqedoni Paraburgim për mashtruesin që premtoi dokumente për punë në Gjermani

Paraburgim për mashtruesin që premtoi dokumente për punë në Gjermani

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka filluar procedurë kundër një personi, i dyshuar se me mashtrim banorëve të Gostivarit u ka premtuar dokumente për punën në Gjermani.
Personit të dyshuar për veprën penale “Mashtrim” nga neni 247 nga Kodi Penal, Gjykata Themelore në Gostivar i ka përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve.

Marketing

Prokuroria kumtoi se i dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim që të përvetësojë dobi të kundërligjshme pronësore, a sjell deri në mashtrim një person të dëmtuar, duke i premtuar se për shumë persona nga Gostivari do t’u sigurojë dokumente nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat mund të marrin leje pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimi në Gjermani.

Për shërbimin i dyshuari të dëmtuarit i ka paguar shumë prej 7.700 euro, për të cilën ka nënshkruar edhe deklaratë me obligimet të cilat do t’i përmbush edhe me afat të përcaktuar për realizimin e marrëveshjes.

Marketing
Exit mobile version