Ballina Sport Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Granit Xhaka ka nisur kursin e trajnerit për t’u pajisur me licencën “UEFA A”. Përveç një sezoni të shkëlqyer me Bayer Leverkusen, kapiteni shqiptar i Zvicrës e ka të qartë të ardhmen dhe kjo është bota e trajningut.

Marketing

31-vjeçari la verën e kaluar Arsenalin dhe rikthimi në Bundesligë me Leverkusen për shumëkënd mund të ishte një lëvizje e gabuar, por mesfushori tregoi se ishte pika fikse e mesit të fushë.

Xabi Alonso në stol dhe Granit Xhaka në mesfushë i dhanë titullin e parë kampion Leverkusenit në histori dhe skuadra është në finalen e Kupës dhe një hap larg finales së Europa League pas suksesit 0-2 kundër Romës në gjysmëfinalen e parë.

Tanimë Xhaka paradite stërvitet nga Xabi dhe pasdite merr idetë e spanjollit për t’ia përçuar lojtarëve që stërvit. Xhaka stërvitet me Leverkusen gjatë ditës dhe në mbrëmje trajnon SC Union Nettetal, ekip i divizionit të 5-të gjerman.

Exit mobile version