Paralajmërimi i frikshëm nga Lajçak rreth marrëveshjes me Serbinë: Bëhuni gati për kompromise

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në përfundim të vizitës së tij treditore në Kosovë, gjatë të cilës takoi liderët shtetërorë, institucionalë dhe partiakë.Lajçak tha se BE-ja është duke e negociuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas tij, ka për qëllim t’i përmbyll të gjitha çështjet e mbetura një herë e përgjithmonë.“Është një marrëveshje që bazohet në të drejtën ndërkombëtare. Ambicia jonë është që të ndihmojmë stabilizimin e situatës”, tha ai.

Marketing

Diplomati sllovak tha se çështja e personave të zhvendosur dhe çështja ekonomike janë dy pika të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje.

Lajçak e ka falënderuar Hoti, i cili sipas tij ka treguar lidership të vërtetë me rifillimin e dialogut në një situatë të vështirë.“Është kritikuar shumë (Hoti), por desha të ju tregoj se ka treguar maturi në çështje të rëndësishme dhe shtetet anëtare të BE-ja e vlerësojnë këtë”.

Një çështje e rëndësishme, sipas tij, është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi që tha se Kosova e ka bërë një zotim të tillë në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Andaj, Lajçak tha se Kosova duhet të tregojë konsistencë.“Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura. Të gjitha marrëveshjet duhet të dalin si rezultat i kompromisit…. Nuk duhet të ketë përçarje për dialogun sepse është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, prandaj të gjithë duhet të jenë të gatshëm për kompromis”, tha ai.

Marketing