Ballina Lajme Maqedoni Paralajmërimi për dorëheqjen e Zaevit, Zekiri: Vështirë se mund të ndryshojë mendje

Paralajmërimi për dorëheqjen e Zaevit, Zekiri: Vështirë se mund të ndryshojë mendje

Kryeministri, Zoran Zaev, ende nuk ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e tij të paralajmëruar më 31 tetor. Eksponentë partiak dhe qeveritarë, thonë se Zaev është i vendosur në këtë përcaktim dhe se dorëheqja mund të dorëzohet brenda pak ditësh.

Marketing

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, anëtar i Këshillit Qëndror të LSDM-së, Muhamed Zekiri, thotë se pavarësisht kundërshtimeve të partnerëve të koalicionit, Zoran Zaev vështirë se do ta rimendojë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit.

“Pritet që brenda disa ditësh të qartësohen të gjitha gjërat dhe të bëhet dorëzimi në Kuvend i dorëheqjes së Zaevit nga posti i të parit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.”- ka deklaruar Zekiri për TV Klan – Kosovë.

Zekiri thotë se përveç partnerëve të koalicionit ka edhe miq ndërkombëtarë që tentojnë ta bindin Zaevin që të ndërrojë mendje dhe të mos dorëhiqet por sipas tij, Zaev është i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe nga procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe duket i vendosur në këtë hap.

Marketing
Exit mobile version