Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV Sitel tha se momentalisht nuk përdoren të gjitha kapacitetet për vaksinim dhe se kjo do të ndodhë në fund të muajit me arritjen e vaksinave.
“Kjo tani nuk është kapaciteti ynë maksimal për vaksinim. Dinamika do të ndryshohet me arritjen e 200 mijë vaksinave kineze rreth 28 prillit. Kapaciteti është 10 mijë në ditë, pa sallat sportive që i po i përgatisim në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir”, tha Filipçe