Parandalohet kontrabandimi nga Maqedonia, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës dje ka evidentuar një rast të kontrabandimit me mallra, përmes rrugëve ilegale në kufirin lindor të vendit.

Marketing

Policia kufitare mbrëmë arriti të identifikojë dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.

Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri.

Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj ).

“Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari u arrestua dhe dërgua në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme.

 

Marketing