Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur edhe ekipe ndërkombëtare të interesuara për rastin, shkruan gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski. Sipas tij, është konfirmuar që në ditën e cila llogaritet si ditë kur është kryer masakra te Liqeni i Smilkovës ka pasur shumë më tepër njerëz se sa që është konstatuar në hetimin e parë, më shumë vetura, por edhe komunikim më intensiv teknik dhe telefonik, që ende nuk është konstatuar zyrtarisht dhe nuk është bë ekspertizë lidhur me të, si duket për shkak se dëshmitari nga Telekomi i Maqedonisë në këtë rast ka qenë person me fakultet të kryer filozofik. Sipas informatave më të reja e të cilat konfirmohen edhe në disa institucione shtetërore, i kontestueshëm mbetet edhe elementi më i rëndë i aktakuzës që ën gjykimin e parë e udhëhiqte PTH Shkup dhe prokurorja Gordana Geshkovska, se bëhet fjalë për akt terrorist, transmeton Gazeta Lajm. Tani ekipi i prokurorëve është nga PSP i udhëhequr nga Fatime Fetai, por ende nuk mund të merret informacion se në çfarë drejtimi do ta implementojë vendimin e Gjykatës Supreme, që do të thotë se përsëritja e procedurës do të thotë edhe përsëritje të hetimeve, gjë or të cilën tani të gjithë heshtin. Problem paraqet edhe fakti që dëshmitë materiale janë dëmtuar ose shkatërruar, disa prej dëshmitarëve refuzojnë të dëshmojnë, janë larguar nga vendi ose kanë vdekur, mirëpo, megjithatë informatat që për momentin mbahen në fshehtësi konfirmojnë që ekzistojnë edhe fakte të reja, por edhe dëshmitarë që në ditën që llogaritet si ditë e vrasjes së pesë personave te Liqeni i Smilkovës kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Marketing

Poashtu është konstatuar se asnjëri prej të akuzuarve në ditën e vrasjes nuk ka qenë te Liqeni i Smilkovës dhe se disa prej tyre nuk e dinë as ku gjendet ky vend, përveç që kanë dëgjuar se ekziston një liqen i tillë në rrethinën e Shkupit.

Tani është radha e gjykatësve të rastit, Ognen Stavrev dhe Osman Shabani që të marrin parasyh këto dëshmi, konstaton Bozhinovski.