Ajaxi ka dështuar ta shfrytëzojë një paraqitje brilante dhe ka barazuar 1:1 me Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
David Neres me një veprim fantastik individual i siguroi një barazim 1:1 Ajaxit kundër Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve, të martën në Amsterdam
Goli i Cristiano Ronaldos i shënuar si mysafir i jep një përparësi të konsiderueshme skuadrës së Massimiliano Allegrit, në ndeshjen e kthimit në Torino pas një jave.
Përkundër të dominimit dhe rasteve më të shumta në pjesën e parë nga Ajaxit, vizitorët nga Italia kaluan në epërsi falë Cristiano Ronaldos, i cili shënoi një gol të bukur me kokë.
Juve kaloi në epërsi me goditjen e vetme në kornizën e portës në 45 minutat e parë.
Megjithatë, vendasit patën një fillim vetëtimë në pjesën e dytë, kur Neres shënoi një super gol individual, duke e barazuar rezultatin në 1:1.
Ajaxi ishte edhe më dominues në pjesën e dytë, por nuk i shfrytëzoi rastet, ndërkohë që Juventusi nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës në këtë pjesë lojë.