Parashikimi i kobshëm për Grubin që mund ta vendos pas prangave?!

Me 28 korrik të vitit 2023, Kryetari i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi pat paralajmëruar se njëri prej zëvendëskryeministrave të atëhershëm iu është refuzuar viza amerikane duke u vendosur në Listën e zezë amerikane.
Departamenti Amerikan i Shtetit, gjatë ditës së djeshme doli me listën e re të zezë, në të cilën me shkronja të arta qëndron emri i ish zëvendës kryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili lidhet me afera korruptive, e sidomos në lidhje me ish kreun e shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijalkov.
Pas futjes në listën e zezë amerikane të Artan Grubit, dhe kërkesës së partnerëve të koalicionit si Zijadin Sela, për largimin e Artan Grubit nga politika, a do të vijoje edhe vendosja pas prangave të tij?!
Këtë gjë do ta dëshmoje koha!

Marketing
Marketing