Parashikimi i motit

Moti në vend sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale deri më 26 gradë.

Marketing