Moti sot në orët e mëngjesit do të jetë i ftohtë dhe me temperatura nën zero, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vrdarit dhe në pjesët lindore, ku lokalisht do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 4 gradë.