Parashikimi i motit

Mot me vranësira me reshje shiu do të mbizotërojë sot në vend. Reshjet kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe vende-vende me bubullima të rralla. Reshje më të rrëmbyeshme priten në pjesët veriperëndimore dhe lindore të shtetit.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3-7 gradë ndërsa ajo e maksimale prej 5 deri në 12 gradë Celsiusë.

Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët më të larta reshjet do të kalojnë në të dëborës. Temperatura minimale do të ulet deri në 5, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.

 

Marketing