Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, përgjatë Vardarit përkohësisht me erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 20 deri 29 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 9, ndërsa ajo e ditës do të mbërrijë deri 25 gradë Celsius.

Deri të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturës. Të dielën pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në fillim të javës së ardhshme moti pritet të jetë i paqëndrueshëm në disa vende.

Marketing