Parashikimi i motit

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri në 39 gradë Celsius. UV = 9.

Marketing

Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbizotërojë mot stabil dhe shumë i nxehtë. Të premten nga fundi i ditës në pjesët lindore do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit, ndërsa në ditët e fundjavës në më shumë vende do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperaturat e ditës do të bien për disa gradë.