Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Marketing

Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Edhe në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperaturat maksimale ditore pritet të lëvizin nga 19 gradë në vendet më të larta, 25 në Shkup, deri në 27 në juglindje të Maqedonisë.