Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore.

Marketing

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa pasdite me vranësira mesatare, si dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil, me mjegull dhe vranësira të theksuara të ulëta në mëngjes nëpër lugina. Në pjesët perëndimore të enjten do të ketë kushte për reshje lokale shiu.

Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore.

Marketing