Ballina Lajme Maqedoni Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme (në vendet lokale mbi 25l/m2) të cilat në pjesët perëndimore dhe veriore, si dhe në vendet më të larta do të jenë kryesisht reshje të borës. Do të formohet shtresë e re e borës, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, përgjatë Luginës së Vardarit erë e kohëpaskohshme e përforcuar veriore.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimalja prej 4 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Marketing
Exit mobile version