Parashikimi i motit për sot

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe kah fundi i ditës, me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë, shkarkime elektrike dhe kushte për shfaqjen e breshërit. UV=6

Marketing

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.